"Amëza e Shqiptarëve në Serbi" qëndron në Bujanoc
Lokale

"Amëza e Shqiptarëve në Serbi" qëndron në Bujanoc

23.Jul.2015 15:05
0
Në selin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), kryetari i Organit Ekzekutiv (OE), Shukri Ymeri dhe anëtari Musli Rashiti pritën në një takim delegacionin e Shoqatës "Amëza e Shqiptarëve në Serbi" me në krye Demo Berisha nga Novi Sadi.

Fillimisht, kryetari Ymeri i falenderoi për vizitin që po i bëjnë KKSH-së duke theksuar “Këshilli Kombëtar Shqiptar është institucion i gjithë shqiptarëve në Serbi. Pra, kjo është edhe shtëpia e juaja.” Kryetari Ymeri më tej shprehu gadishmërin për të bashkëpunuar dhe ndihmuar “në rujtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës së shqiptarëve edhe në Vojdinë dhe shqiptarëve gjetkë nëpër Serbi”.

Kryetari i Shoqatës “Amëza e Shqiptarëve në Serbi”, Demo Berisha, pasi që elaboroi mbi formimin, rëndësinë dhe impaktin e kësaj shoqate duke shprehur faliminderim për “mirëkuptimin që ka hasë në KKSH-ë” dhe njëkohësht kërkoi bashkëpunim në ruajtjen e identitetit të shqiptarëve nëpër Serbi, thuhet në kumtesën e KKSH-së të lëshuar pas takimit, transmeton Titulli.com.

“Regjistri i popullsisë që është bërë nuk pasqyron numrinë e sakë të shqiptarëve jashta komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Ne jemi të bindur se është një numër shumë më i madh, por përshkak të rrjedhave socio-politike e kanë të vështir që lirshëm të ekspozojnë identitetin e tyre edhe gjatë regjistrimit të popullsisë. Ne, tashmë si shoqa kemi ndërmarë masat e nevojshme e në vazhdimësi jemi duke i identifikuar. Kjo më së miri shihet përmes regjistrimit në anëtarësin e shoqatës sonë”, nënvizoi Berisha.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi janë diskutuar modalitetet e bashkëpunimit dhe njëkohësisht mënyrën e mbështetjes së kësaj shoqata nga KKSH-ë, ku vlen të theksohet se tashmë janë vendosur kontaktet e rregullta të KKSH-së me Shoqatën “Amëza e Shqiptarëve në Serbi” në drejtim të ruajtjes dhe avancimit të gjuhës, kulturës, traditës dhe identitetit të shqiptarëve. /Titulli.com/

Në Bujanoc gjendet drogë, armë dhe municion (Foto)
Pacolli: Serbia prishi marrëveshjen për lëvizjen e lirë, ndërkombëtarët duhet të reagojnë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration